Gazeta “Shkodra Sport” ka publikuar mbreme lajmin qe arbiter kryesor ne ndeshjen e sotme te javes se 20-te te “Abissnet Superiore” ne mes Vllaznise dhe Kukesit do te ishte Laver Alla dhe keshtu rezulton te jete.

Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit ka publikuar emrat e arbitrave qe do te drejtojne ndeshjet e sotme dhe lushnjari do te jete kryesor ne “Loro Boriçi” ndersa asistente te tij do te jene tiranasi Rejdi Avdo dhe fieraku Ilir Tartari.

Interesant eshte fakti qe Alla ka qene arbiter edhe ne ndeshjen e fazes se dyte ne Kukes, kur shkodranet fituan 1-0 me golin e Esin Hakajt.

Arbiter i katert sakaq per sot eshte caktuar Orlando Kuka po nga kryeqyteti. Interesant eshte fakti qe ne sistemin VAR do te jete arbitri nga Patosi Olsid Ferataj. Ky i fundit mbahet mend nga te gjithe per golin e anulluar ndaj Vllaznise ne ndeshjen e kupes ndaj Partizanit sezonin e kaluar ne Elbasan.

Nje gol qe solli reagimin e ashper te shkodraneve qe e shpallen “non grata” dhe ne fakt Ferataj per disa kohe u denua nga FSHF dhe tashme rikthehet per te arbitruar serish duke qene ne sistemin VAR sot ne Shkoder, ndersa ne AVAR do te jete laçiani Klodian Prenga.

Nderkohe vezhgues i arbitrave ne kete takim do te jete Ilirian Kristo nga Tirana dhe delegat i Federates eshte caktuar Eraldi Shera./SHKODRA-SPORT.COM/