Fundi i muajit mars do të na dhurojë një miqësore luksi në botën e futbollit.

Italia ka konfirmuar se do të luajë miqësore me kombëtaren e Gjermanisë më 31 mars, në Nuremberg, përcjell lajmi.net.

Rekordi i Italisë me Gjermaninë është 15 fitore, 12 barazime dhe tetë humbje.

Ndeshja e tyre më e vonshme ka qenë tri vite më parë, në ‘San Siro’, ku kombëtare luajtën baras.

‘Azzurri’ gjithashtu pritet të përballen me Anglinë në ‘Wembley’ në pauzën e njëjtë të kombëtareve.