Suksesi i sotëm ndaj Veronës ka afruar Interin me titullin kampion por mbi të gjitha ka konfirmuar edhe një herë se ky triumf i zikaltërve ishte mëse i merituar dhe i përngjante atyre të viteve më të suksesshme të historisë së zikaltërve.
Sot, skuadra e Kontes ka barazuar një rekord historik, që i përkiste vitit 2011.
Suksesi i sotëm çoi në 13 numrin e fitoreve radhazi në fushën e vet të Interit në kampionat, një shifër që për herë të fundit ishte regjistruar në vitet e arta dhe që dukej i paarritshëm.
Tashmë Interi ka mundësinë që pas dy javësh, ndaj Sampdorias, të përmirësojë këtë rekord dhe të bëjë Konten edhe më shumë pjesë të historisë zikaltër.
Por vetë trajneri nuk kënaqet me kaq, pasi ai ka deklaruar pas takimit të sotëm se do të dëshironte të vazhdonte eksperiencën e tij në këtë klub edhe në sezonin e ardhshëm. “Të nisesh gjithmonë nga zero e të punosh për një, dy apo tre vite është e lodhshme. Unë shpresoj gjithmonë që puna e përditshme të jetë e vazhdueshme.
Djemtë e dinë se çfarë do ti, është më mirë që të mos rifillosh gjithçka nga e para. Do të isha i lumtur që të vazhdoja punën që po bëj por siç e kemi thënë më parë, duhet të kuptojmë se çfarë mund të bëjmë.
E di mirë që mbiemri im është i rëndë dhe sjell përgjegjësi të mëdha”, tha Konte pas përfundimit të ndeshjes së sotme. /vipsport/