Kristal Abazaj ka marrë rolin e protagonistit kryesor në ndeshjen e kësaj jave për ekipin e Istanbulspor, duke e ndihmuar që të bëjë hapa të rëndësishëm para në renditjen e kampionatit të kategorisë së dytë turke.

Sulmuesi ka shënuar gol dhe ka dhënë asist në suksesin 2-1 në fushën e Bursaspor, për të bërë me ekipin një hap më shumë drejt kthimit në Superligën turke.

Në ndeshjen e sotme, që në minutat e parë ai u bë protagonist duke dhënë asistin e golit të 1-0 për skuadrën e tij, të shënuar nga Ajdin në minutën e 16. Vendasit barazuan, por në minutën e 38 ishte vetë Abazaj i cili dërgoi topin në rrjetë duke çuar shifrat në 2-1 për ekipin e tij.

Rezultat që më pas u mbrojt deri në fund të sfidës, duke ngjitur Istanbulspor në vendin e 4-t në klasifikim, vetëm 4 pikë larg vendit të parë.

Për Abazajn ky ishte goli i 3-të në kampionatin ku ka dhënë edhe 5 asiste, duke u bërë një nga lojtarët e rëndësishëm të kësaj ecurie të Istanbulspor që minimalisht do të marrë pjesë në fazën play-off për ngjitjen një kategori më lart. /vipsport/