Laçi po vijon pergatitjet per ndeshjen e rradhes dhe sigurisht qe te gjithe pjestaret e tij jane te vendosur per te bere kthesen e shumepritur sepse rezultatet e fundit nuk kane qene aspak pozitive.

Nderkohe e veçanta e stervitjes se sotme ka qene prania ne te edhe e tre futbollisteve te rinj shkodrane. Behet fjale per tre prej futbollisteve te cilet luajne me ekipin U19 te Laçit.

Ato jane mbrojtesi Argent Delaj (i datelindjes 2007) dhe mesfushori Ermal Doçaj e sulmuesi anesor Gerison Zhuri (te datelindjes 2006). Te tre ata konsiderohen lojtare me te ardhme dhe prandaj jane ne vemendjen e stafit te ekipit te pare.

Laçi ne fakt po i kushton nje vemendje te madhe elementit te ri dhe pavaresisht mungeses se rezultateve, ne fakt ka fituar diçka shume te madhe: Promovimin e elementit te ri. Si rrjedhoje mesojme se nuk kane munguar edhe ofertat e para per disa prej tyre.

Pikerisht per kete arsye, edhe perfshirja ne stervitjen e ekipit te pare sot e ketyre tre futbollisteve 17-18 vjeçare shkodrane, eshte diçka per t’u vleresuar dhe qe te ben te shpresosh se te tre ata do te kene nje te ardhme te mire./www.shkodrasport.com/