Presidenti i Barcelonës ka dhënë një intervistë për “Mundo Deportivo” ku edhe ka pohuar një arsye të fortë se përse nuk ndjen zili për firmën që pritet të hedhë Kliane Mbape për Realin e Madridit.

“Nuk kam farë zili Realin nëse firmos me Mbapenë. Madje mund të them se nuk jam ende i sigurt nëse ata do ta marrin atë lojtar.

Nëse po, mendoj se do të duhet që të shesin dikë, apo jo? Nuk mendoj se Vinicius do të mund të luajë me Mbapenë në ekip. Me afrimin e Mbapesë, Reali do të ketë probleme në dhomat e zhveshjes”, tha Laporta.

Numri një Barçës pohoi se këtë deklaratë e thoshte jo se kishte informacione nga kampi rival, por nga eksperienca e grumbulluar nga vitet e shumta në këtë biznes.