Ada e ka mbyllur ne barazim 2-2 ndaj Klosit kampionatit e rregullt te kategorise se dyte duke grumbulluar 19 pike pas 22 ndeshjesh te luajtura, me 5 fitore, 4 barazime dhe 13 humbje e me nje golaverazh 21.36.

Me kete ecuri, velipojaket jane renditur ne vendin e 10-te duke lene pas vetes Klosin dhe Internacionalin qe kane rene direkt nga kategoria, ndersa ato do te shkojne ne play-out.

Sipas skemes se paracaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit Ada fillimisht do te ndeshet me renditur ne vendin e dhjete te grupit B, pikerisht me Gramozin e Ersekes.

Kjo ndeshje do te luhet te shtunen dhe mbetet per t’u percaktuar vendi. Do te jete nje ndeshje teke e cila do te vendose se cila skuader do te qendroje ne kategorine e dyte.

Ada shpreson qe te fitoje ndaj Gramozit dhe te mbylle gjithçka ketu. Por nese ndodh qe edhe te humbase, atehere ajo do te luaje nje ndeshje tjeter ne Velipojes ndaj skuadres se renditur ne vendin e trete ne kategorine e trete./SHKODRA-SPORT.COM/