Shkëlqim Muça parashikon surpriza në ndeshjet e kësaj mesjave, të cilat shohin përballje të zjarrta mes skuadrave rivale.

Në rolin e opinionistit në “Rubrika Sportive” ai ka treguar mendimet e tij rreth sfidave të ardhshme në Superiore, duke parashikuar surpriza e rezultate që do të hapin kampionatin.

“Në Skënderbeu-Bylis fiton Skënderbeu, Kastrioti fiton me Apoloninë. Laçi-Partizani? Barazim, meqë është nxehur Laçi shumë. Në Kukësi-Teuta fiton Kukësi. Tirana-Vllaznia e fiton Tirana”, ishte parashikimi i Muçës.

Një parashikim i cili në teori do të bënte që në fund të javës së ardhme Partizani të ishte i vetëm në krye dhe Tirana të ngushtonte në 5 pikë diferencën ndaj vendit të parë të klasifikimit.

Ne fakt Muça shpeshhere ka qene i sakte ne parashikimet e tij, por te shohin nese edhe kete here do ta beje te njejten gje. Te pakten me parashkimin e ndeshjes Tirana- Vllaznia, ne Shkoder nuk do te jene dakord, megjithate do te vendose fusha.