Një nga çështjet më të përfolura në këtë periudhë të vështirë që po kalon e gjithë botë për shkak të Coronavirusit janë kontratat e lojtarëve, ku shumica prej tyre përfundojnë në fund të majit ose qershorit. Kësisoj shumë futbollistë do të dalin të lirë duke prishur tërësisht planet e klubeve. Megjithatë FIFA edhe për këtë ka një ide.

Siç është diskutuar në emisionin spanjoll “El Larguero” ku janë zbardhur disa dokumente të institucionit të futbollit botëror, thuhet se nëse një lojtar nënshkruan me një klub tjetër pas 30 qershorit, marrëveshja do të jetë nul. Duhet pritur përfundimi i sezonit dhe më pas futbollistët kanë të drejtë të lëvizin.

Një nga pikat kryesore të këtij dokumenti të publikuar, ishte kontrata e futbollistëve. Siç është raportuar në emisionin “El Larguero”, kontratat e futbollistëve do të zgjaten automatikisht përtej 30 qershorit dhe do të përfundojnë me mbarimin e sezoneve të çdo kampionati.

Emisioni spanjoll “El Larguero” ka zbardhur disa dokumente te FIFA-s të cilat i janë dërguar federatave të nderyshme, ku thuhet se nëse një lojtar nënshkruan për një klub tjetër pas 30 qershorit, marrëveshje s’do të ketë efekt deri kur të përfundojë sezoni.

Ky vendim që ende s’është bërë zyrtare në kanalin zyrtar të FIFA-s qartëson gjithçka mbi të ardhmen e lojtarëve, të cilët s’mund të nënshkruajnë me një klub tjetër pa iu “vënë kapak” sezonit aktual.

Një pikë tjetër e rëndësishme ishte caktimi i periudhës së merkatos. Nuk ka data fikse, por theksohet se nuk duhet kaluar afati prej 16 javësh. Çdo Federatë anëtare e FIFA-s ka të drejtë ta caktojë vetë periudhën e “hyrje-daljeve”. Po shihen mundësitë që merkato të zhvillohet përgjatë muajve gusht-shtator, ndërsa e dimrit dhjetor-janar, ose janar-shkurt./newsport/