Etienne Tare mbylli aventurën me Lazion U19 dhe është transferuar në Austri. SuperSport mëson se djali i Igli Tares, ish-sulmuesit të Kombëtares dhe drejtorit sportiv të Lazios, ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Rapidin e Vienës.

Sulmuesi do të bashkohet me ekipin e dytë të Rapidit, që garon në divizionin e dytë të futbollit austriak. Etienne ka lindur në Brescia, ekip ku babai i tij kaloi vitet më të bukura të karrierës.

Tani 18-vjeçari është gati të provojë aventurën e parë jashtë Italisë. Objektivi është shënimi i sa më shumë golave dhe kalimi sa më shpejt tek ekipi i parë kryeqytetas.

Shpresat jane qe paraqitjet e tij te jene te mira dhe ai t’i binde te gjithe per aftesite qe ka dhe natyrisht t’ia shperbleje edhe investimin e bere nga babai i tij, Iglit i cili shpreson qe i biri te behet edhe me i mire se ai.