Inter raportohet të ketë arritur marrëveshjen me Romelu Lukakun, por tani duhet të bindë Manchester United.
Sipas La Gazzetta dello Sport, sulmuesi ka dhënë OK pasi përfaqësuesit e tij kanë negociuar termat personale të kontratës.
Do të jetë një kontratë pesëvjeçare me 7.5 milionë euro në vit plus bonuse.
Belgu është kërkuar nga Conte që kur ai ishte te Chelsea vitin e kaluar dhe ishte një nga lojtarët e parë që ka kërkuar kur u vendos që do të ishte pasardhësi i Spalletti-t.
Sport Mediaset pretendon se Conte është në Milano ditën e martë, por Inter ka shtyrë zyrtarizimin për respekt të Spalletti-t, të cilit i ka vdekur vëllai.
Me ardhjen e Lukakut tek Inter, largimi i Mauro Icardit duket i vendosur dhe Manchester United është një nga kandidatët për të blerë bomberin argjentinas./telesport/