Monday, January 19, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKontreras godet në shtesë, Partizani triumfon përballë Teutës

Kontreras godet në shtesë, Partizani triumfon përballë Teutës

Partizani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme duke i dhënë fund serisë prej tre humbjesh radhazi, teksa ka mundur mes drithërimash Teutën në “Arenën e Demave”.

Pjesa e parë e sfidës në fakt kishte pak raste për t’u kujtuar, por u mbyll me avantazhin 1-0 të të kuqve falë golit të Tomës. Në të dytën, skuadrat ishin me kërkuese, sidomos Teuta që zhvendosi lojën në gjysmëfushën kundërshtare dhe ia doli të gjente golin me Jazxhi.

Por në shtesën e ndeshjes, kur gjithçka dukej se po shkonte drejt barazimit, erdhi goli i Kontreras për suksesin 2-1 të Partizanit që kthen disi buzëqeshjen te të kuqtë, ndërsa shyt edhe më shumë Teutën e cila ka harruar të fitojë dhe vë në pozita shumë të vështira trajnerin Dobi.

PARTIZANI-TEUTA 2-1
31′ Toma, 90’+3′ Kontreras / 80′ Jazxhi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments