Skuadra e femrave të Vllaznisë, vijon serinë e humbjeve në grupet e Championsit. Vajzat kuqeblu u mposhtëm mbrëmjen e sotme nga Çelsi me rezultatin 0-4, në ndeshjen e zhvilluar në “Loro Boriçi”.
Skuadra londineze shënoi nga 2 gola për secilën pjesë.
Fillimisht ishte Ingle që në minutën e 12-të shënoi golin e avantazhit, ndërkohë që Kirbi dyfishoi shifrat në minutën e 20-të.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e 2 golave për skuadrën londineze, që në fragmentin e dytë shënoi edhe 2 herë të tjera me Svitkovën në minutën e 87-të si dhe Mjelde me penallti në minutën 90+2’.