Ndeshjet e javës së 14 në Kategorinë Superiore kanë sjellë rezultate që janë pasqyruar me ndryshime të rëndësishme në renditjen e kampionatit.

Më i rëndësishmi dhe që mund të ndikojë direkt edhe në derbin e kryeqytetit të javës së ardhshme, është ai në kryesim pasi Partizani tani është përsëri i pari, me bardheblutë e Tiranës të dytët.

Të kuqtë e morën kreun me fitoren ndaj Kukësit, ndërsa Tirana nuk ia doli të përgjigjej sot, duke u mundur nga Teuta dhe duke u bërë përsëri ndjekëse në luftën për vendin e parë. Një situatë që mund të avantazhojë Partizanin i cili mund të mendojë në këtë mënyrë edhe për të ruajtur kreun.

Ndërkohë, ndalet edhe Egnatia ndjekëse e kryesuesve, e cila është mundur në shtëpi nga Bylisi që ka rihapur luftën për mbijetesë duke qenë për momentin larg dy vendeve të fundit. Një situatë që ka bërë edhe më të bukur luftën për Europën ku tashmë mund të përfshihet edhe Kastrioti i cili ndali shkodranët në ndeshjen ku Ardian Mema debutoi me krutanët.

JAVA 14

Të enjten

Laçi-Erzeni 1-0

Partizani-Kukësi 2-1

Të premten

Egnatia-Bylis 0-1

Kastrioti-Vllaznia 1-0

Teuta-Tirana 1-0

j