Shqipëria do të luajë në fund të muajit mars 3 ndeshjet e para të eleminatoreve të Kupës së Botës ndaj Andorrës, Anglisë dhe San Marinos.

Lista zyrtare e trajnerit Reja për lojtarët e grumbulluar nuk është bërë publike ende edhe pse trajneri i ka nisur ftesat nëpër klubet e futbollistëve.

Është Lokomotiva e Zagreb që zbulon se Sherif Kallaku dhe Enis Çokaj do të jenë dy nga lojtarët kuqezi që do të jenë të ftuar nga Kombëtarja për këtë 3 ndeshje të muajit mars.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, skuadra kroate ka zbuluar 4 lojtarët që do të luajnë për kombëtaret e tyre gjatë këtij muaji dhe Kallaku e Çokaj janë dy prej tyre.

Sic shikohet pjese e kombetares ne keto ndeshje do te jete edhe futbollisti i talentuar koplikas Enis Çokaj karriera ete cilit po njeh vetem rritje./newsport/