“Vllaznia B” ka arritur nje tjeter fitore ne kampionat, e treta rradhazi per te. Kete here fitorja ka ardhur ndaj Burrelit ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” me rezultatin 1-0. Loja eshte dominuar nga vendasit te cilet Kane krijuar disa raste shenimi por goli i avantazhit do te vinte vetem ne minuten e 41-te. Miloti perfiton nje top te mbetur ne zonen kundershtare dhe ka gjuajtur fort duke e derguar ate ne rrjete. Pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat 1-0. Edhe e dyta nis me epersine e kuqebluve qe mund te dyfishojne shifrat me ane te Ruqit qe gjuan keq. Ne nje rast tjeter, shkodranet pretendojne per 11-metersh por arbitri vazhdon lojen. Ne vazhdim nuk do kete me gol dhe perfundimisht 1-0 per “Vllaznine B”
“Vllaznia B” e ka nisur ndeshjen me këte formacion: Sherri, Ruqi, Miloti, Balaj, Hysenaj, Bega, Erkoçeviq, Markolaj, Djepaxhia, Kushi, Pusi. Ne pjesen e dyte nderkohe jane aktivizuar edhe Mehmedaj, Hallunaj e Tula.