Në futbollin modern jemi mësuar të shohim gjithmonë e më pak skema gjatë goditjeve të dënimit. Kjo ndodh për shkak se duhet një punë e madhe gjatë stërvitjeve për ta vënë në zbatim. Gjithsesi skuadra e Union Berlinit deri në 16 vjeç, në ndeshjet e fundit ka aplikuar një skemë spektakolare.

Një nga futbollistët, i cili ishte përgatitur për të goditur rrëzohet më akrobaci në momentin e gjuajtjes dhe më pas vrapon në zonë, atje ku merr një asist mjaft të mirë nga një prej shokëve të tij. Edhe pse në plan të parë duket si një skemë qesharake, ky rast është mbyllur me gol, dhe në futboll kjo gjë vlen më shumë. Është e vështirë të ndodh një skemë e tillë në futbollin profesionist, por mund të frymëzohen nga këta djemtë.