Akademia e Futbollit Besëlidhja ka nisur përgatitjet për sezonin futbollistik 2026/2027, duke hapur dyert për futbollistët e rinj që dëshirojnë të bëhen pjesë e ekipit.
Të premten, më 26 qershor, do të zhvillohen seleksionimet për grupmoshat U-15, U-17 dhe U-19. Testimet do të mbahen në Kompleksin Sportiv “Hoteli i Gjuetisë”, duke nisur nga ora 17:00.
Drejtuesit e akademisë u bëjnë thirrje të gjithë të rinjve të apasionuar pas futbollit që të marrin pjesë në këtë proces, i cili synon evidentimin dhe promovimin e talenteve të reja.
Akademia e Futbollit Besëlidhja e konsideron këtë një mundësi të mirë për të rinjtë që duan të zhvillojnë aftësitë e tyre sportive dhe të bëhen pjesë e një prej emrave më të njohur të futbollit në Lezhë.



