Mesfushori nga Kopliku Enis Cokaj është largimi i dytë nga skuadra e Laçit. Siç dihet, ai është në pronësi të Lokomotivës së Zagrebit dhe ishte huazuar për 6 muaj në Laç.
Ditën e sotme klubi laçian ka konfirmuar se mesfushori është i larguar i dytë nga skuadra pas Malik Mane. Çokaj do të kthehet në Kroaci te skuadra e tij dhe largohet nga Laçi pas aventurës 6 mujore.
Mesfushori u afrua gjatë merkatos së janarit nga ana e ish-trajnerit Besnik Prenga qe ia njihte mire aftesite. Megjithate tashmë do të rikthehet sërish te skuadra e tij. Lajmi është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e klubit.