Kombëtarja e Shqipërisë është rikthyer në stërvitje pas ndeshjes së Nations League ndaj Izraelit dhe ka vijuar përgatitjet për miqësoren e 13-qershorit me Estoninë. Tashmë, skuadra e Shqipërisë do të ketë ndryshime në listën e futbollistëve të gatshëm për ndeshjen e tretë të qershorit.

Kështu, Etrit Berisha, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Klaus Gjasula, Nedim Bajrami, Kristjan Asllani, Marash Kumbulla, Sokol Çikalleshi, Kastriot Dermaku, Ardian Ismajli dhe Bekim Balaj do të largohen nga grumbullimi dhe nuk do të jenë të gatshëm për sfidën me Estoninë.

Ndërkohë, me ekipin janë bashkuar edhe pesë futbollistët e rinj të ftuar së fundmi, Simon Simoni, Jon Mersinaj, shkodrani Kevin Haveri, Enis Çokaj dhe Arbnor Muçolli. Momentalisht, këto janë të vetmet ndryshime të bëra deri më tani nga trajneri Edoardo Reja.

Të hënën, Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë edhe ndeshjen e tretë të qershorit, pikërisht miqësoren me Estoninë, që do të luhet në stadiumin “Air Albania”, në ora 18:00. /Maringlen ZHIVANI/

1) Gentian Selmani

2) Elhan Kastrati

3) Simon Simoni

4) Elseid Hysaj

5) Frederik Veseli

6) Enea Mihaj

7) Erion Hoxhallari

8) Ermir Lenjani

9) Jon Mersinaj

10) Kevin Haveri

11) Amir Abrashi

12) Ylber Ramadani

13) Endri Çekiçi

14) Enis Çokaj

15) Arbnor Muçolli

16) Myrto Uzuni

17) Armando Broja

18) Taulant Seferi

19) Giacomo Vrioni