FAQJA E PARE FUTBOLLE FUNDIT/ FIFA u bllokon merkaton tre klubeve shqiptare

E FUNDIT/ FIFA u bllokon merkaton tre klubeve shqiptare

FIFA ka bllokuar merkaton e tre klubeve në Shqipëri, pikërisht më 16 shtator. Klubi i parrë është Tirana. Bardheblutë kanë humbur kështu gjyqin e radhës për detyrime të prapambetura. Tirana ndërkohë është mësuar me situata të tilla prej kohësh.

Kujtojmë se për herë të parë u përball me vështirësi në muajin gusht, kur nuk arriti të regjistronte afrimet e verës për javën e parë të Abissnet Superiore. Tashmë të gjithë transferime gëzojnë të drejtën për të luajtur, duke qenë se janë regjistruar para dënimit të 16 shtatorit.

Nga ky moment, Tirana nuk mund të regjistrojë asnjë lojtar të ri pa zhbllokuar merkaton. Fati i mirë është se vendimi vjen në këtë periudhë duke mos hapur një problem të ri gjatë merkatos.

Por vendimi drastik ka ardhur edhe për Flamurtarin e Kukësin. Të tre klubet janë pezulluar për detyrime të prapambetura. Më serioze është situata te Flamurtari ku janë tri çështje të humbura.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments