Nje shqiptar i Malit te Zi eshte blerja e pare e Egnatias ne merkaton e kesaj vere. Behet fjale per ish- futbollistin e Deçiq te Tuzit Ilir Canmaj. Ai vjen pas një aventure të shkurtër që kaloi në Oman me skuadrën e Dhofar.

Gjithashtu ai ka luajtur dhe për klubin shqiptar të Malit të Zi gjate sezonit te kaluar, Deçiç i Tuzit, ku Camaj ka shkëlqyer me lojen e golat e tij dhe per kete arsye, u transferua jashte vendit.
qe

Por duket se atje gjerat nuk kane shkuar ashtu si duhet dhe per rrjedhoje ka vendosur te ndermarre nje aventure te re, tashme ne kampionatin shqiptar duke firmosur per rrogozhinasit.

Vetë klubi e zyrtarizoi afrimin e sulmuesit 25-vjeçar me anë të një postimi në rrjetet sociale, i cili ka firmosur për dy sezone. Ne kete menyre Egnatia ka filluar te levize ne merkato dhe ne ditet ne vijim priten edhe afrime te tjera cilesore.