Klubi Futbollistik “Llapi” dhe mesfushori i njohur shqiptar, Ersil Ymeri i kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dy anshme.

Ymeri ishte paraqitur në sezonin e fundit për skuadrën llapjane ku la gjurmë duke realizuar nëntë gola dhe duke asistuar dy herë.

Kurse, siç merr vesh Gazeta “Sheshi” 26-vjecari ka arritur marrëveshje me nënkampionin e Shqipërisë, Kukësin.

“Sheshi” merr vesh gjithashtu se klubi llapjan me në krye Tahir Batatinën, flet-lëshimin futbollistit ia kanë lëshuar vetëm për në Shqipëri.

Ymeri më parë ka mbrojtur ngjyrat e Kastriotit, Kamzës, Laçit, nderkohe qe eshte formuar si futbollist ne Akademine Vllaznia.