Skënderbeu nuk do të ketë asnjë mungesë në takimin e sotëm ndaj Egnatias. Trajneri Memelli e ka grupin të plotë dhe formacioni pritet të jetë njësoj si ai që luajti ndaj Partizanit.
Ndërkohë, nga ana tjetër Egnatia do të ketë një mungesë shumë të rëndësishme në Korçë. Bëhet fjalë për mesfushorin Bruno Telushi, i cili ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.
Vlonjati ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe është i detyruar të mungojë një ndeshje. Ndërsa vazhdon fazën e riaftësimit pas operacionit ganezi Mikahel Agbekpornu.
Në pankinën rrogozhinase debuton Zekerija Ramadani, i cili në vetëm dy ditë që ka pasur në dispozicion për të stërvitur skuadrën, më tepër ka punuar nga ana taktike për mënyrën se si do të rreshtohet skuadra në fushë.
Një pjesë të lojtarëve Ramadani i njeh mirë, pasi ka punuar në të kaluarën në skuadrat që ka drejtuar. Priten ndryshime në formacion, ndërkohë që ka dilema për aktivizimin e sulmuesit Pedro, i cili ka qenë i dëmtuar në dy javët e fundit.