Ndeshjet e javës së 9 të Kategorisë Superiore janë mbyllur sot me fitoret e Egnatias dhe Partizanit, të cilët kanë nisur arratinë, të shkëputur nga ndjekësit në garën për “FINAL FOUR”.

Egnatia ka mundur Tiranën në kryeqytet dhe ka siguruar kësisoj fitoren e 6 që e ccoi në kuotën e 19 pikëve dhe për momentin në vendin e parë. Për bardheblutë, humbja e 4 në 5 ndeshjet e fundit, bën që të mbetet në vendin e katërt, por ka më pranë Teutën e vendit të 8 me 11 pikë, sesa Partizanin e vendit të dytë që ka 17 të tilla.

Të kuqtë mundën Erzenin dhe kësisoj janë në vendin e dytë, me mundësinë që të jenë ata të parët kur të mbyllin edhe ndeshjen e prapambetur ndaj Teutës.

Nderkohe Vllaznia e ka mbyllur fazen e pare te kampionatit ne vendin e peste me 12 pike, por duke qene vetem nje pike larg vendit te trete dhe zones Euro. Shpresat jane qe ne fazen e dyte, me rikuperimin e shume lojtareve te demtuar, forma e ekipit te jete me e mire dhe skuadra te ngjitet me lart ne renditje.