Ndeshja e kësaj fundjave në Grupin A të Kategorisë së Dytë mes Veleçikut dhe Ilirisë është shoqëruar me polemika të shumta për mënyrën se si erdhi fitorja 4-3 e skuadrës udhëtuese.

Në minutat e fundit, dy lojtarë të skuadrës vendase dolën nga fusha e lojës duke lënë skuadrën me 9 vetë, edhe pse nuk u dëmtuan apo morën karton të kuq, duke zgjedhur të mos vazhdonin të luanin.

Më pas erdhi goli në shtesë që i dha fitoren Ilirisë, gjë që solli përplasjen e tifozëve me drejtuesit vendas duke i akuzuar për rezultatin e kësaj ndeshje e aluduar për tolerime.

Drejtori sportiv i Veleçikut, Nuri Rexha, ka dhene nje prononcim te shkurter për “Panorama Sport”, duke treguar versioni e tij të ngjarjeve.

“Arsyeja kryesore pse erdhi kjo humbje ishte aktivizimi i lojtareve te rinj. Ua kam thene edhe here te tjera se objektivi jone eshte te qendrojme ne kategori, kaq”./SHKODRA-SPORT.COM/