Erzeni është mposhtur nga Partizani me rezultatin 1-2 në “Arenën e Demave” në ndeshjen e fundit të vlefshme për javën e 9-të të Kategorisë Superiore.

Dueli u zhbllokua në minutën e 27 nga Cara dhe në minutën e fundit para përfundimit të pjesës së parë Erzeni ngeli me 10 lojtarë për shkak se Kahrimanoviç u ndëshkua me karton të kuq.

Goli i barazimit erdhi nga Meçja në të 64-ën. Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu, Mensah bëri sërish heroin për Partizanin. Pasi i dha fitoren në derbin me Tiranën, ai shënoi edhe ndaj Erzenit duke i dhënë të kuqve 3 pikët në “Arenën e Demave”.

ERZENI 1-2 PARTIZANI

64′ Meçja/ 27′ Cara, 89′ Mensah