Në Itali i marrin seriozisht sharjet dhe fyerjet ndaj kundërshtarëve kur bëhet fjalë për futbollin e moshave dhe kjo shihet qartë në vendimin që ka dalë sot nga komisionet juridike të Federatës Italiane të Futbollit.
I gjithë ekipi i Juventusit U15, më saktësisht 25 futbollistë, janë pezulluar për një ndeshje si pasojë e fyerjeve që kanë lëshuar ndaj bashkëmoshatarëve të tyre napolitanë.
as ndeshjes gjysmëfinale të kampionatit U15 të edicionit të kaluar, të fituar nga Juventusi, futbollistët e klubit bardhezi kishin fyer në kor kundërshtarët e tyre. “Përdorni sapunin”, ishte kori me të cilin festuan juventinët e vegjël, por që është cilësuar një sjellje shumë e papërshtatshme.
Organet juridike në federatë e kanë cilësuar një kor “shumë të rëndë ofensiv ndaj skuadrës kundërshtare, tifozëve dhe qytetit të Napolit”. Ndaj u vendos që të gjithë protagonistët të dënohen me një ndeshje pezullim për këtë gjest të shëmtuar. /vipsport/