Pasi ka lene pas nje sezon te rregullt shume te suksesshem, shoqeruar me 20 fitore ne 20 ndeshje te luajtura, Beselidhja tashme eshte gati te hedhe hapin e rendesishem, ate qe do ta shoqeroje drejt titullit te pare kampion ne historine e saj.

Per momentin i gjithe fokusi eshte i perqendruar tek sfidat gjysmefinale. Ajo ka vënë përballë lezhjanëve të Besëlidhjes ekipin tjetër prerendent, Tirana Neptun. Pavaresisht se e ka mundur né të gjitha takimet e drejtëpërdrejta, të gjithë kujtojnë finalen e një viti më parë kur kryeqytetasit “fituan” jo nga fusha por nga tribuna e FSHB-së.

Kjo ndeshje është pikërisht për të treguar se titulli kampion nuk dhurohet por fitohet dhe ky është objektivi i ekipit lezhjan dhe trajnerit Bilali. Ndeshja e pare gjysmefinale do të luhet neser me 24 prill, ora 17:00 në Pallatin e Sportit “ASLLAN RUSI” në Tiranë dhe shqiponjat e Lezhës kane nevojë edhe për tifozët.

Natyrisht qe objektivi i Beselidhjes eshte per ta mbyllur shpejt me Tiranen dhe per te menduar pastaj per ndeshjet finale ku ajo do te ndeshej me fituesen e çiftit Teuta- Vllaznia./www.shkodrasport.com/