Pasojat që ka sjellë pandemia koronavirus në futbollin Europian kanë qenë të rënda dhe pritet të zgjasin dhe për shumë kohë, prandaj dhe po merren masat për ndryshimin e disa rregullave aktuale.

Për këtë arsye UEFA po shqyrton mundësinë të bëjë disa ndryshime për sa i përket “Fair-Play” financiar, duke i dhënë mundësinë klubeve për më shumë manovra.

Sipas “Rmc Sport”, ndryshimi më i madh pritet në lidhje me periudhën e analizimit të llogarive të skuadrave nga 12 muaj që është në 24 muaj.

Për më tepër, ekziston mundësia të shtyhen dhe seancat gjyqësore të parashikuara për në shtator 2020. Pikërisht ky vendim shtyrje përbën mjë lajm të mirë për Mançester Sitin që është përjashtuar nga kupat e Europës për 2 vite, por që këtë vendim e ka ankimuar në KAS.

Shtyrja e seancave nënkupton që Siti do të vazhdojë të luajë në Europë derisa të merret vendimi përfundimtar për ta përjashtuar ose jo.