Duke parë korrupsionin e kryer në fusha të ndryshme të jetës në Shqipëri, shpeshherë keqkuptohet fakti se devijime të tilla janë një “pjellë” vetëm e shtetit tonë.

Sipas asaj që publikon “ANSA”, policia italiane ka arrestuar 9 persona për projektin e ri të stadiumit në Romë.

Kështu pas shumë vëzhgimesh, është piketuar një shoqatë kriminale e cila ka kryer një seri krimesh ndaj administratës publike lidhur me ndërtimin e stadiumit të ri në Romë.

Një shembull i tillë na tregon më së miri se korrupsioni një “sëmundje” e cila prek edhe vende të tjera europiane, por ndryshimi me ne qëndron në faktin se këtu harrohen në mënyrë të qëllimshme masat ndëshkimore. /vipsport/