Merr fund ëndrra e Kosovës për të shkuar në Kampionatin Botëror. Ajo është mundur me rezultatin e ngushtë 0-1 nga Turqia brenda në “Fadil Vokrri” dhe si rrjedhojë është skuadra e drejtuar nga Vincenzo Montella që rikthehet në elitën e futbollit botëror pas 24 vitesh mungesë.
Megjithatë ekipi kosovar ka bërë maksimumin dhe madje i është afruar shënimit të golit në 2-3 momente, por përpjekjet e Asllanit u ndalën nga portieri turk dhe nga traversa.
Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 53’, kur Akturkoglu ishte në kohën dhe vendin e duhur për ta shtyrë topin drejt rrjetës. “Dardanët” provuan sërish të gjenin golin e barazimit, por pa arritur të depërtonin mbrojtjen turke.
Kështu Kosova largohet me kokën lart nga këto play off-e, me pengun e një Botërori që ishte më afër se kurrë.v
Kosovë 0-1 Turqi
Akturkoglu 53′


