Federata e Futbollit të Kosovës, vazhdon gjuetinë e talenteve, teksa ka nisur procedurat e dokumentave, për të pajisur me pasaportë futbollistin Arton Zekaj, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e grupmoshave të kombëtares serbe, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Dbn7rG1XkAA1DoY

Mediat kosovare raportojnë se 19-vjeçari ka shprehur dëshirën për të veshur fanellën e “dardanëve” dhe sipas “Insportit”, FFK-së janë duke punuar për afrimin e Zekajt në gjirin e Kosovës.

B9716896888Z.1_20180915213027_000G20C1RDUD.2-0-770x433

“Zekaj është në proces të konfirmimit të dokumenteve dhe se Federata e Futbollit e Serbisë mund të zvarrisë procesin pasi është një rast i ndërlikuar për shkak të raporteve që kemi si dy shtete. 19 vjeçari ka shprehur dëshirën për të përfaqësuar Kosovën dhe se pasi të kompletohen të gjitha dokumentet, ai do t’i bashkohet përfaqësueses U-21”, ka deklaruar zyrtari i FFK-së, Zgjim Sojeva.

50f5fe3e0c486f997790726cef0432d4aa03d619-1-730x440

Zekaj aktualisht është pjesë e klubit francez të Lilës, teksa kartoni i tij është në pronësi të Partizanit të Beogradit. Te Kosova shpresojnë që futbollisti të grumbullohet me ekipin U-21 në sfidat e ardhshme të muajit qershor kundër Andorrës dhe Turqisë./panorama-sport/