Pasi i quajti qorra drejtuesit e FSHF-së, të cilët nuk e ftuan në ndeshjen e inaugurimit të stadiumit të ri Kombëtar, komentatori Kosta Grillo ka reaguar sërish nëpërmjet një postimi në “Facebook”.

Permes tij ka thumbuar sërish drejtuesit e federatës, të cilët përveç Kostës, nuk e ftuan në ditën historike, as komentatorin tjetër të shquar të familjes Grillo, Vladimir Grillo, i cili për më shumë se 40 vjet ka qenë pjesë e RTSH-s.

“Mirë mua s’më kujtuan, po të madhin e mikrofonit, Vladimir Grillon, s’mund ta ftonin? Mos na kanë shpallur si Grillo non grata”, shkruan Kosta Grillo.