Shqipëria U19 nuk ka arritur të lërë gjurmë në kualifikueset e Europianit duke u turpëruar në fazën kualifikuese të zhvilluar në Belgjikë. Që në ndeshjen e parë, kuqezinjtë u mundën me rezultatin 5-1 nga Greqia teksa me rezultatin 2-1 u mundën në ndeshjen e dytë.

Sakaq, sot u duk se do të ndryshonte diçka, aty ku pas pjesës së parë skuadra e drejtuar nga Nevil Dede po kryesonte me rezultatin 2-0 kundër Islandës. Në pjesën e dytë, Barkarson ka shënuar golin e parë për skuadrën e tij dhe pak minuta më vonë, Broja u largua me karton të kuq.

Ky karton, ka ndikuar shumë për skuadrën tonë sepse Islanda ka përmbysur duke realizuar edhe 3 gola të tjerë për ta mbyllur ndeshjen me rezultatin 2-4. Në këtë mënyrë, Belgjika dhe Islanda kanë kaluar në turin tjetër teksa jashtë kanë mbetur Shqipëria dhe Islanda. /VipSport/

LIVE Shqipëri – Islandë 2-4

23′ Çuni, 30′ Ndreçka / 31′ Barkarson, 68′ Torvaldson, 74′ Gudjonsen, 78 Gunarson

KK: 66′ Broja

Formacionet:

Shqipëria: Dabjani, Dobra, Hoxha, Pici, Shiba, Sadikaj, Shima, Ndreçka, Çuni, Beqja, Broja

Trajner. Nevil Dede

Islanda: Andreson, Gislason, Stefanson, Torvaldson, Barkarson, Valgeirson, Baldurson, Kjartanson, Ingason, Gudjohnsen, Johaneson.

Trajner. Torvaldur Orligson