Ne Shkoder jane te bindur se Vllaznia e meritonte titullin kampion sezonin e kaluar. Ideja e shume tifozeve dhe jo vetem, eshte se ne kete mes kane nderhyre edhe faktore te tjere vetem e vetem qe skuadra shkodrane te mos shpallej kampion.
Me lojen qe ka zhvilluar ajo gjate gjithe sezonit, padyshim qe e meritonte titullin. Dhe ne fakt, ky konstatim behet gjithnje e me prezent edhe me paraqitjen fantastike qe skuadra beri ne ndeshjen e kthimit ndaj Shiroki Brijeg.
Nje paraqitje qe i ka bere per vete te gjithe, tifoze, specialiste, gazetare dhe analiste. Njeri prej tyre madje, i mirenjohuri Kosta Grillo, nuk ka hezituar qe edhe ta shkruaj nje gje te tille ne nje postim te bere.
“Vllaznia e madhe e futbollit tregoi me Shirokin se e meritonte titullin kampion”- ka shkruar komentatori i njohur.
Ky konstatim i tij padyshim qe e ka nje baze: Menyren e lojes dhe vlerat qe skuadra shkodrane ka paraqitur dhe vazhdon te paraqese ne fushen e lojes./SHKODRA-SPORT.COM/