Milani nuk po arrin të bëjë mirë këtë sezon dhe ka humbur jo pak mundësi për t’u kualifikuar për në Ligën e Kampionëve.
Aktualisht, kuqezinjtë renditen në vendin e katërt në kampionat, ndërkohë që dje humbën mundësinë për t’u shkëputur pasi barazuan ndaj Parmës, me rezultatin 1-1.
Në një prononcim për ‘Sky Sport’, legjenda e kuqezinjve Alesandro Kostakurta ka folur pas ndeshjes që Milani barazoi ndaj Parmës. Ai u shpreh se ka menduar në fillim që Milani po rikthehet, por dje ka parë diçka jo të mirë.
“Pashë një skuadër që më bëri të mendoja se Milani po rikthehet dhe se ka gjetur motivimin për t’u rikthyer në Champions. Ndaj Parmës ata ishin shumë të ngadaltë dhe luanin pa ritëm”, tha Kostakurta. /VipSport/