Tomas Frenk ndërtoi një plan perfekt për të bllokuar Mançester Sitin dhe njeriun më të rrezikshëm të kampionëve të Anglisë në sulm, Erling Halandin.

Plani i arkitektit të Brentfordit bëri që sulmuesi norvegjez të bënte vetëm një goditje në “Etihad” të shtunën.

“Unë shpresoja me të vërtetë që ata të luanin me Halandin, sepse quhet një fitore e madhe kur i mund ata me Halandin në formacion.

Ne kishim një plan dhe ai funksionoi padyshim. U përpoqëm të bllokonim De Bryjnen dhe ai pati shumë pak topa në zonat e rrezikshme.

Ishim të vetëdijshëm për Halandin në zonë dhe unë mendoj se na shpëtoi vetëm një herë kur la pas Ben Minë. Tre qendërmbrojtësit bënë një punë fantastike”, tha trajneri.