Deklarata e djeshme e drejtorit te Partizanit Olsi Rama per tifozet e pranishem ne stadium, ka sjelle jo pak reagim ne kampin shkodran por edhe ate te kuq, madje tifozet e kesaj skuadre e konsiderojne nje justifikim per humbjen.
Po ashtu, ka sjelle reagim edhe deklarata tjeter e tij se Vllaznia nuk e dominoi lojen, por thjesht fitoi me nje episod te fundit te lojes.
Ka reaguar ne lidhje me kete gje perveç Skerdi Bejzades, edhe nje tjeter ish- futbollist i Vllaznise. Pikerisht Uliks Kotrri, i cili i kujton drejtorit te Partizanit disa kritere si fitohet nje ndeshje futbolli.
“Ndeshjen e meriton me fitu ai ekip qe posedon topin me shume, sulmon me shume, ka gjuajtje ne porte me shume, ka korne me shume, krose me shume dhe se fundi, me e thjeshta, gola me shume. Nuk e di çfare shkencet studion ky njeri”- shkruan Kotrri ne nje reagim te tij./SHKODRA-SPORT.COM/