Olimpiakos arriti një fitore në shifrat 5-0 në javën e 15-të të Superligës greke. Bardhekuqtë arritën një sukses plot vlera kundër Asteras Tripolis. Pavarësisht se kundërshtari nuk ishte i nivelit më të lartë të mundshëm. Por duke parë skuadra vinte pas një barazimi, reagimi ishte ai i duhuri përpara tifozerisë së tyre.

Një lojtar që po spikat tashmë këtë edicion me skuadrën e njohur greke është edhe Andreas Ndoj. I bërë ndoshta shumë i famshëm në muajt e kaluar ku zgjedhja për të përfaqësuar kombëtaren e Greqisë, nuk la një shije shumë të mirë në vendin tonë. Por shkodrani tregon vlerat nga takimi në takim, duke qenë titullar përkrah yjeve si: Sokratis, James Rodriguez apo El Arabi.

19-vjeçari luajti sërish 90 minuta të plota nën urdhërat e Gonzalez. I formuar në rradhët e akademisë së Olimpiakos dhe pasi kaloi edhe një sezon në ekipin B, tashmë Ndoj po bën emër në futbollin grek. Duke luajtur si qendër mbrojtës ai shihet si me shumë të ardhme. Prandaj edhe federata e futbollit në Greqi ka këmbëngulur aq shumë për të.

I njohur për cilësitë fizike, por edhe ato teknike, Ndoj tashmë është titullar fiks i Olimpiakos. Një prej ekipeve më të mira në Ballkan dhe pjesëmarrëse gjithmonë në grupet e Champions League apo Europa League.

Performanca të tilla të Ndojit patjetër që rrisin vlerën e tij në merkato, ku bardhekuqtë do kërkojnë transferimin e tij në ndonjë kampionat më të fortë të Europës.
Endri ÇINARI