Java e 11-të e Kategorisë Superiore, uli sot siparin me 2 supersfidat që zhvilluar në orën 16:45, ku Partizani fitoi bindshëm ndaj Kukësit me rezultatin 4-1, ndërkohë që Teuta dhe Tirana u ndanë në paqe.

Në një vëzhgim të bërë nga Panorama Sport, për sa i përket krahasimit të renditjes aktuale me atë të sezonit të shkuar, për javën e 11-të, rezulton se përveç Vllaznisë dhe Teutës, 6 skuadrat e tjera të Superiores kanë “firo” pikësh, në krahasim me sezonin e kaluar.

Skuadra me diferencën më të madhe të pikëve, në krahasim me sezonin e shkuar është Bylisi, i cili ka plot 9 pikë më pak seç kishte në javën e 11-të të sezonit 2019-2020.

Pas ballshiotëve vjen Skënderebu me -8 pikë dhe Tirana me -3 pikë. Më poshtë mund të shikoni renditjen e sezonit të shkuar në javën e 11-të, atë aktuale të këtij sezoni, si dhe diferencat.