Futbolli i moshave në Shkodër e Shqipëri po njeh rritje nga viti në vit dhe këtë e tregon më së miri edhe numri i ekipeve të reja që vazhdojnë të krijohen. Madje jo vetëm kaq sepse po krijohen Akademi por edhe Klube sportive të reja dhe një i tillë ështe edhe FC Basania.

I krijuar pak muaj më parë me qendër në Bushat të Bashkisë Vau Dejës, shumë shpejt ky klub ka filluar të bëhet protagonist me futbollin e moshave. FC Basania është rregjistruar në kampionatet e Ligës Amatore për Zonën e Shkodrës me 4 ekipe, por ky është vetëm fillimi.

Themeluesi dhe drejtuesi i këtij klubi, Ermir Shimaj në një rrëfim ekskluziv për “Shkodra Sport” ka rrëfyer gjithçka. Që nga mënyra si lindi ideja e krijimit të tij e deri tek projektet për të ardhmen. Biznesmeni i njohur tashmë i ka hyrë një rruge tjetër, asaj të futbollit dhe padyshim që dëshiron të jetë po aq i suksesshëm edhe në këtë fushë. Ja intervista e tij dhënë për gazetën tonë:

– Si lindi kjo inisiativë për të krijuar këtë klub futbolli në Bushat?

Kjo inisiative nuk eshte deshire e momentit por enderr e hershme qe deshi kohen e vet te realizohet. E kam shpjeguar edhe ne ceremonine promovuese te akademise qe Une i perkas nje brezi te lindur ne fundin e viteve 70 dhe per pasoje pasioni per futbollin e luajtur mbeti thjesht nje deshire e parealizuar sepse koha kur do duhej perfshire perkonte me fillim’vitet 90.

Duke pasur parasysh kushtet dhe rrethanat e atyre viteve per endrra e per pasione ishte thuajse e ndaluar te mendoje sepse nevoja per mbijetese ishte egzistenciale. Ama ai pasion dhe ajo enderr e parealizuar nuk kishte vdekur, thjeshte ishte e fjetur deri sa i erdhi momenti te vihej ne jete, tashme jo duke luajtur vete por duke I dhene mundesine femijeve e te rinjve jo vetem te Bushatit por te krejt zones e pse jo edhe me gjere qe te ndjekin endrren dhe pasionin qe ata kane per futbollin.

Te mos harrojme se po flasim per nje zone me nje shtrirje mjaft te gjere, me numer popullsie jo te vogel ku veç te tjerash edhe futbolli ka pjesen e vet te historise se kesaj treve qe n’fakt Une nuk tregohem aspak modest por e theksoj qe jam krenar qe jam bir i kesaj zone dhe vertete e dashuroj.

– Pse zgjodhët këtë emër- Basania?

Nuk mund te gjeja nje emer ma te bukur dhe ma perfaqesues per krejt zonen. Basania, eshte emri i qytetit Ilir mbi 2400 vjeçar qe edhe pse pjese te vogla te ketij qyteti ishin zbuluar me heret permasat madheshtore te ketij qyteti u faktuan me zbulimet arkeologjike te veres se vitit 2018 dhe u pasuan edhe me germimet e veres se vitit 2019.

Keto germime te parashikuara te vijojne u nderprene perkohesisht per shkak te pandemise dhe qe besojme se veren e vitit qe po hyjme do kemi zhvillime te reja dhe mjaft interesante aty. Sipas arkeologeve ky qytet kishte nje shtrirje rreth 20 hektare dhe po sipas tyre ishte me nje shtrirje sa tre here Shkodra e asaj kohe.

Ajo çka e ben unik kete qytet besohet se eshte lidhja drejtperdrejte me mbretin Gent, i cili ishte edhe i fundit mbret Ilir para pushtimit te Ilirise nga ushtrite Romake kohe qe perkon edhe me shkaterrimin e dhunshem te ketij qyteti per te cilin nuk po zgjatem ma shume sepse do kemi plot raste te degjojme ne te ardhmen ku sigurisht do te jene ekspertet e fushes ata qe do flasin edhe shkencerisht, ama Basania ishte emertese perfekte qe sado te lodheshim nuk mund te gjenim emer tjeter ma te bukur, ma kuptim’plote dhe ma perfaqesues per krejt zonen se sa emrin Basania.

– Çfarë synoni të arrini me të, cilat janë objektivat tuaj?

Duke qene tipi qe parapelqen te flase me pune dhe me fakte, nuk preferoj thjeshte te flas e te bejme buje mediatike me fjale por me vepra. Thene kete po ri’sjell nje shprehje timen te para pak koheve: ‘Nuk po diskutojme sa jetegjate ka per te qene “Basania Football Club” por po diskutojme si do mund te ja arrijme te festojme 100 vjetorin e krijimit te ketij klubi’ qe d.m.th objektivat e ketij klubi jane, hap pas hapi, me hapa te sigurte, drejt gjithçkaje qe i perket sportit.

– Sa fëmijë keni aktualisht të rregjistruar tek ky klub?

Aktualisht jane te regjistruar zyrtarisht rreth 80 femije, pjese aktive e akademise jane edhe nje pjese per arsye te ndryshme e pa regjistruar (federuar) e femijeve qe ne total shkon ne rreth 100 femije dhe shohim qe dita dites interesi eshte ne rritje dhe zhvillimet pozitive ne akademine tone premtojne per prurje mjaft me te shumta e po ashtu edhe cilesore.

– Me sa ekipe merrni pjesë në kampionatin e Ligës Amatore, Zona Shkodër?

Kete vit si vit i pare, marrim pjese me kater ekipe te grupmoshave U11, U13, U15, dhe U17. Duke pare interesin e madh te femijeve po shohim mundesine edhe te perfshirjes se U9 sa me shpejt qe te jete e mundur. Sezonin e ardhshem do zgjerohemi edhe me U19 dhe po ashtu besojme fort qe do prezantohemi cilesisht mire dhe do garojme edhe me ekipin e te rriturve.

– Cilat janë trajnerët që keni përzgjedhur për të punuar tek ky klub dhe si i keni përzgjedhur?

Po e filloj pergjigjen me fundin e pyetjes sepse n’fakt mendoj se eshte me e rendesishme, standarti i perzgjedhjes eshte pasioni nderthurur me profesionalizmin, perkushtimi, shpirti i sakrifices, vlerat qytetare individuale dhe po ashtu integriteti ne ushtrimin e detyres. Sa per emrat po respektojme moshen ne kete rast dhe po fillojme nga me i moshuari, Gjon Ndreka, Ridvan Lini, Besmir Muçejani, Frederik Hila, dhe Donaldo Lari, pa harruar edhe mbeshtetjen dhe konsulencen e mjaft miqve te botes se sportit te cilet na jane gjendur prane dhe na kane ndihmuar jo pak me idete dhe metodat e tyre te punes ne funksion te rritjes se cilesise trajnuese dhe metodikave bashkekohore trajnuese,gje per te cilen u jemi shume mirenjohes te gjitheve.


– Kemi dëgjuar që të gjithë fëmijët stërvitjen pa pagesë. Si e keni bërë të mundur këtë gjë sepse nuk funksionon thuajse në asnjë Akademi e klub një gjë e tillë?

Basania FC eshte vazhdimesi e nje pune mjaft te sukseshme ma heret e OJf “Tomorroë Starts Today” ku fryma e bashkepunimit dhe vullnetarizmi ishin dhe jane primare ne kete OJf, pa harru edhe faktin qe jetojme ne nje zone mjaft sportdashese ku donacionet dhe mbeshtetja nuk mungojne sidomos nga emigrante qe jetojne jashte por mendjen dhe zemren e kane ketu.

Duke bashkerenduar dhe koordinuar me se miri punet dhe burimet ja kemi dale qe asnje femije te mos privohet nga ndjekja e endrres dhe e pasionit te tij pavaresisht statusit ekonomik qe mund te kete familja e tij, sepse Ne besojme qe futbolli nuk eshte vetem i te pasurve dhe qe çdo femije ka te drejte te enderroje dhe pse jo ta beje realitet endrren e tij. Ne fund te fundit kjo do te jete edhe pasaporta jone identifikuese ma e vlefshme edhe kur Ne te mos jemi ne kete jete.

– Si funksionon si klub? Çfarë strukturash ka ai?

Fare thjeshte, pa pompozitete fallso siç e kane zakon shumesyresh te fryhen dhe te hiqen. Kryesohet nga Une qe jam themeluesi i Basania FC dhe, edhe Drejtues i Shoqates “Tomorrow Starts Today”, kemi Drejtorin Teknik te sapoemeruar Ditmar Jubica, konsulentin e nderuar Safet Osja, I cili jo vetem emer i njohur ne boten e sportit por edhe njeri me vlera te larta njerezore dhe qytetarie, stafi i trajnereve dhe nje sere njerezish te tjere mbeshtetes ku secili jep kontributin e vet maksimal ne ate çka ka marre persiper te beje.

– Si ka qënë ecuria e ekipeve dhe e klubit në tërësi deri tani?

Falë punës së palodhur me shpirt sakrifice i të gjithë stafit trajnues dhe po ashtu falë përkushtimit dhe seriozitetit në stërvitje dhe në ndeshje e lojrarëve të ekipeve tona, paraqitja ka qënë e mrekullueshme dhe mbresëlënëse për kaq kohë sa kemi pasur në dizpozicion.

Sa i përket zhvillimeve të tjera rreth klubit jemi më shumë se të kënaqur. Si çdo fillim, ka vështirësitë e veta, ama në kohë rekord kemi arritur të kompletojmë akademinë me bazën materiale të nevojshme për stërvitje dhe po ashtu edhe kompletimin me uniformat e ndeshjeve perfshi edhe uniformat e dyta. Punë kolosale është bërë edhe me terrenin stërvitor ku veç riparimit dhe sistemimit të fushës është bërë edhe ndriçimi i saj gjë që na ndihmon shumë në shtrirjen në kohë edhe në orët e vona të darkës së stërvitjes dhe realizimit të plotë tę programeve stërvitore.

Gjatë kësaj kohe të shkurtër është bërë e mundur edhe ngritja e dhomave të zhveshjes së ekipeve me kushte mjaft të mira. E ktu dua të ndalem pak edhe për një arsye të veçante që ne na bën të ndihemi krenar për gjithçka kemi bërë. Në të gjitha kto punë që ceka më lart ka dhënë kontribut të çmuar edhe komuniteti jonë ku shumë kanë kontribuar me punë dhe po ashtu shumë biznese janë solidarizu dhe na kanë mbështet me materiale të ndryshme të nevojshme.

Nuk mund të mos i falenderoj dhe ti jemi shumë mirënjohës të gjithëve për mirëpritjen dhe solidarizimin me këtë zhvillim fantastik per zonën, gjë e cila na bën të ndihemi shumë krenar sepse në thelb “Basania Football Club” e kemi krijuar për të qënë Aset Publik i të gjithë komunitetit dhe ku çdo banor i zonës që bie dakord me frymen dhe politikat bashkuese të Akademisë mundet të jetë edhe pjese aktive dhe përbêrëse në bashkëinvestim dhe në vendim’marrje të akademise sonë.

– Shumë Akademi e klube të tjera e kanë nisur në të njëjtën mënyrë, por e kanë patur të vështirë rrugës. Si keni menduar të keni një ecuri të gjatë e të sukesshme?

Nuk kemi te drejte te gjykojme e as te paragjykojme askend si e kane nisur dhe çfare ecurie kane pasur apo kane. Ne mendojme dhe besojme fort qe projekti jone eshte afat gjate dhe hap pas hapi do bindim permes puneve e nuk e kemi ndermend te humbim energji duke u munduar te bindim askend me llafe.

Standarti jone eshte jo llafe, por puna ne grup, profesionalizem, perkushtim dhe patjeter integritet nga çdo kend’veshtrim dhe suksesin do ta kemi shume prane pastaj.

– Urimi juaj për festat e fundvitit cili është?

Duke pasur parasysh qe bota por edhe Shqiperia u perball me nje vit te veshtire dhe aspak te zakonshem uroj qe sa me shpejt t’i vije fundi kesaj situate dhe njerezit te çlirohen nga ankthi dhe stresi i perjetuar per shkak te pandemise dhe te gezojne sa me shume.

Te gjithe bashke uroj te kontribuojme ne rritjen e vetedijes kombetare dhe ta duam Shqiperine sa me shume e si produkt i kesaj te bejme gjithçka te jete e mundur qe femijeve e te rinjve te Shqiperise t’ua mundesojme buzeqeshjen dhe optimizmin e tu japim mundesine qe te ardhmen ta kene dhe ta ndertojne ne atdheun e tyre. Me besimin ne Zot uroj qe 2021 per te gjithe Shqiptaret te jete krejt tjeter ne raport me 2020. Duke ju falenderuar edhe juve per mundesine e dhene ju uroj juve dhe te gjithe Shqiptareve Gezuar 2021!!!
/SHKODRA-SPORT.COM/