Vllaznia ne atletike per meshkuj eshte shpallur pasditen e sotme serish kampione e Shqiperise. Titulli i ketij viti eshte i 15-ti rradhazi e qe tregon me se miri dominimin absolut te atletikes shkodrane.

Pas suksesit ne garat e dites se djeshme, atletet e Vllaznise kane bere nje paraqitje shume te mire edhe ne garat e sotme duke zene serish disa vende te pare.

Keshtu, ne garen e 200 metrave Franko Burraj ka zene serish vendin e pare dhe eshte shpallur kampion edhe ne kete disipline me kohen 21”25 nderkohe qe ne vend te dyte eshte renditur nje tjeter atlet i Vllaznise, Leandro Çardaku me kohen 22”05.

Ne 400 metra me pengesa, Durjan Idrizaj pas suksesit te djeshem ne garen e 110 metrave me pengesa, ka triumfuar serish duke zene vendin e pare me kohen 56”74 dhe duke u shpallur kampion edhe ne kete gare.

Ne kercimin trehapesh, vend te pare dhe kampion kombetar eshte shpallur atleti i Vllaznise Kolindo Kiri qe ka kercyer 15.02 metra, ndersa ne vend te dyte eshte renditur Muhamet Çangeli me 14.68 metra.

Po ashtu edhe ne stafeten 4 x 400 metra atletet e Vllaznise kane zene vend te pare dhe jane shpallur kampione me kohen 3’29” dhe me sportistet K. Kiri, G. Selhanej, L. Çangeli, D. Idrizaj. Nderkohe ne garen e femrave, Erisa Rrasa ne kercim se gjati ka kercyer 5.28 metra dhe ka zene vendin e dyte.

Sakaq, sportisti i Vllaznise Franko Burraj eshte shpallur sportisti me i mire i aktivitetit me 1032 pike olimpike dhe ka merituar kupen perkatese nga Federata.

Ne perfundim te kampionatit, ekipi i meshkujve te Vllaznise me 188 pike, ka zene vendin e pare dhe eshte shpallur kampion kombetar edhe per vitin 2023. Nje sukses i madh i te gjithe sportisteve dhe i trajnereve te tyre Albert Marashi, Bruno Rrotani, Dorian Tafa dhe Jetmir Jahaj. Titulli i sivjetem eshte i 15-ti rradhazi per ekipin shkodran.
Gjergj KOLA