Skënderbeu ia ka dalë të marrë fitoren e dytë për këtë vit, teksa mposhti minimalisht me rezultatin 1-0, Flamurtarin. Bardhekuqtë hasën në një kundërshtar të vështirë për t’u kaluar, ndërsa nga ana tjetër vlonjatët provuan me kundërsulm.

Megjithatë, në fund ai që vendosi ndeshjen ishte një gol i Dejvi Bregut. Vlonjatët rezistuan deri në minutën e 88, por një inkursion i Gripshit nga krahët solli edhe golin e fitores për korçarët, teksa Krasniqi goditi tranversën, ndërsa aty sfera iu kthye Bregut i cili nuk mund të gabonte.

Fitore e rëndësishme për Skënderbeun, që në këtë formë i largohet vendit të tetë në renditje edhe pse duhet të presë për rezultatin e Vllaznisë. Nga ana tjetër, Flamurtari mbetet pa fitore në këtë kampionat, gjithashtu vazhdon të mos marrë asnjë pikë më shumë jashtë fushe duke vazhduar situatën e pashpresë në këtë sezon. /VipSport/

Formacionet:

Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Imami, Daja, Elezi, Ndecky, Gripshi, Bregu, Krasniqi
Trajner: Ilir Daja

Flamurtari: Moçka, Gocaj, Nebihu, Qarri, Muçollari, Hoxhaj, Rrapaj, Vrapi, Kreshpa, Haruni, Ribaj
Trajner: Luan Birçe

Skënderbeu-Flamurtari 1-0
Shënues: 88′ Bregu