Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, ka vendosu të bëjë disa ndryshime në rreshtimin e skuadrës së tij në krahasim me ndeshjet e mëparshme, duke ndërthurur tashmë në rreshtimin e skuadrës emrat e rinj që janë afruar gjatë merkatos së janarit, apo duke u futur përsëri në formacion.

Adili do të jetë në qendër të mbrojtjes për këtë sfidë përkrah Malotës, ndërsa në mesfushë titullar do të jetë braziliani Hygor i cili duket se është në formë edhe pse ka qenë prej kohësh larg fushës. Në sulm rishfaqet Hristov nga minuta e parë në radhët e këtij ekipi.

Sa i përket Laçit, Cungu ka mbajtur nga minuta e parë emrat që i siguruan fitoren ndaj Teutës, jashtë, në stol, është Rapo i cili i ka bërë vend Turkajt në rreshtimin e kurbinasve pas dëmtimit të javës së kaluar. /vipsport.al/

Vllaznia: Sherri, Gligorov, Adili, Malota, Marku, Gurishta, Krymi, Hygor, Lika, Shtubina, Hristov.
Trajner: Mirsad Jonuz

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Gjoni, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teko, Greca, Nuabueze.
Trajner: Armando Cungu