Goli i kapitenit Kledi Dibra i ka mjaftuar Beselidhjes per te marre nje fitore me shume vlere ndaj Veleçikut ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” te Shkodres.

Mbrojtesi shtatelarte ne minuten e 30-te ka kercyer sakte me koke brenda zones duke e derguar topin ne rrjeten e portes se mbrojtur nga Vjerdha qe nuk ka mundur te beje dot asgje.

Pas ketij goli, pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipevem, nuk ka patur gol tjeter dhe kesisoj i gjithe takimi eshte mbyllur me fitoren 1-0 te Beselidhjes qe me kete trepikesh ngjitet ne kuoten e 25 pikeve duke ruajtur kesisoj hapin e Kastriotit kryesues qe ka pese pike ne shume ne renditje.

Nderkohe kjo humbje per Veleçikun e le ate serish ne kuoten e 11 pikeve duke mbajtur vendin e shtate ne renditje megjithate gara tashme sa vjen e veshtiresohet dhe duket se gara per t’iu larguar fundit do te jete me Terbunin, i cili edhe ai humbi sot ndaj Kastriotit ne shifrat 0-1 brenda ne Puka.

Ndeshja e sotme ne mes Veleçikut dhe Beselidhjes ka qene shume e rendesishme per te dy ekipet dhe per rrjedhoje nuk kane munguar edhe perplasjet ne mes lojtareve ne fushe here pas here.
www.shkodrasport.com