Vllaznia kryeson bindshëm Kategorinë Superiore pas javës së 17-të. Shkodranët pavarësisht 2 barazimeve radhazi kanë arritur të ruajnë diferencën në +9 nga ndjekësit e Partizanit. As në ëndrrën më të bukur, lojtarët dhe stafi i Vllaznisë nuk do ta kishim ëndërruar këtë pozicion dhe kuotë pikës 1 ndeshje nga mbylla e fazës së dytë.

Në një hulumtim të “Panorama Sport”, për sa i përket krahasimit të renditjes së këtij sezoni me javën e 17-të të sezonit të kaluar rezulton se shkodranët kanë plot 15 pikë më shumë.

Vlen të theksohet fakti se Partizani ka të njëjtin numër pikësh që kishte në javën e 17-të të sezonit të kaluar, pra 28 pikë. Atëherë renditej në vendin e 4-t, ndërkohë që tani mban vendin e dytë.

Sezoni 2019-2020

Skuadra me firon më të madhe të pikëve është Bylisi, plot 18 pikë më pak se vjet. Në javën e 17-të të sezonit 2019-2020, ballshiotët mbanin vendin e dytë me 30 pikë, ndërkohë që tani kanë siguruar vetëm 12 pikë.

DIFERENCA E PIKËVE NGA KRAHASIMI I RENDITJEVE:

VLLAZNIA +15 pikë

PARTIZANI 0 pikë

LAÇI + 2 pikë

TEUTA – 1 pikë

KUKËSI – 5 pikë

TIRANA – 5 pikë

BYLISI -18 pikë

SKËNDERBEU -9 pikë