Moti i keq që ka përfshirë të gjithë territorin e vendit mbrëmjen e djeshme ka ndikuar në rëndimin e gjëndjes së shumë fushave dhe stadiumeve. Duke parë situatën e krijuar, e cila ka qenë në monitorim orë pas ore, Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka vendosur shtyrjen e disa ndeshjeve.

Momentalisht është vendosur shtyrja e ndeshjeve të më mëposhtme:

Kategoria e Dytë, Java 15, Grupi B

Përmeti-Flamurtari

Devolli-Gramozi

Luftëtari-Sopoti

Tepelena-Këlcyra

Naftëtari-Labëria

Albpetrol-Memaliaj

Kategoria Superiore U-17, Grupi B, Java 17

Skenderbeu-Vora

Kategoria Superiore U-15 Java 18, Grupi B

Elbasani-Apolonia

Kampionati Kombëtar i Femrave U-16, Java 1

Lushnja-Skenderbeu

Elbasani-Pogradeci

Kategoria e Parë U-17, Grupi C

Oriku – AF Bajrami

Ndryshimet e mundshme në kalendarin e ndeshjeve të ditës së sotme do të njoftohen nga FSHF gjatë ditës.