Rodrygo Goes pranoi se ishte i pafat për faktin që ai kurrë nuk pati mundësinë të luante përkrah Cristiano Ronaldos te Real Madrid. 18-vjeçari ka bërë një start të shkëlqyer në Santiago Bernabeu që kur arriti nga Santos, në një marrëveshje 45 milionë euro. Rodrygo tashmë ka filluar të krahasohet me Ronaldon, i cili shënoi 450 gola për “Los Blancos”.

Për krahasimet me Ronaldon dhe disa tema të tjera, Rodrygo tha: “Të jesh në gjendje të luash përkrah Cristiano Ronaldos në Real Madrid ishte një ëndërr e imja dhe më vjen shumë keq që ai u largua.

Unë jam ende një lojtar shumë i ri për të qenë zëvendësuesi i dikujt si Cristiano Ronaldo, i cili është një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e klubit”.

Rodrygo shënoi brenda 93 sekondash në debutimin e tij në Madrid në fitoren 2-0 në La Liga kundër Osasuna, si dhe shënoi një tripletë në fitoren 6-0 të javës së kaluar ndaj Galatasaray në Champions League./abcnews/