Mauricio Sarri duket shumë pranë Lacios dhe në orët në vazhdim pritet të vijë edhe zyrtarizimi. Drejtori Igli Tare është marrë intensivisht për të bindur teknikun toskan, ndërsa në organikën bardhekaltër është një si Pepe Reina që mezi pret të bashkohet me të.
Gardiani spanjoll dhe Sarri kanë punuar së bashku te Napoli dhe ruajnë një raport shumë miqësor. Ndaj, nëse Sarri zyrtarizohet te Lacio, Reina pritet të ruajë postin titullar mes shtyllave ndërsa hapësirat për Tomas Strakoshën do të ishin minimale.
Në këtë situatë, gardiani i kombëtares duket edhe më shumë jashtë skuadrës teksa në merkato ka interesim për të.
Ndaj, sezoni i ri mund ta gjejë Strakoshën me një tjetër fanellë dhe larg Italisë. /VipSport/